LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar dy propozime për t’i ndihmuar kompanitë në kohën e krizës energjetike

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar dy propozime për t’i ndihmuar kompanitë në kohën e krizës energjetike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar sot dy propozimi të Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilave synohet tu dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike në këtë kohë të krizës energjetike.

“Morëm vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 përqind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë referente për Republikën e Maqedonisë së Veriut sa i përket energjisë elektrike”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, shkruan Alsat.

Bekteshi gjithashtu njoftoi se është dërguar propozim deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë që të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 përqind.


“Si propozim ndaj KRRE-së kemi dërguar që të zvogëlohet marzha e furnizuesit nga 50 në 20 përqind. Për fat të keq një numër i konsiderueshëm i institucioneve publike pavarësisht nëse janë në kuadër të pushtetit lokal apo qendror, ende edhe pse jemi në muajin shtator nuk kanë lidhur marrëveshje për tu furnizuar me energji elektrike që në mënyrë automatike e rëndojnë buxhetin e të njëjtave institucione dhe në vend që ai buxhet të shfrytëzohet për përmirësimin e kualitetit të arsimit, për projekte infrastrukturore në kuadër të komunave dhe pushtetit qendror ai buxhet paguhet në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit e këtyre institucioneve për furnizim me energji elektrike”, tha Bekteshi.

Kujtojmë se aktualisht vendi ka shpallur gjendjen e krizës energjetike dhe si një ndër masat për kursim është dhe kursimi i energjisë elektrike nga institucionet shtetërore, duke fikur dritat dekoratike të objekteve në mbrëmje si dhe duke reduktuar disa punë zyrtare brenda objekteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori