LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Malit të Zi shkarkoi shefin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Savo Kentera

Qeveria e Malit të Zi shkarkoi shefin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Savo Kentera

Qeveria e Malit të Zi shkarkoi të premten shefin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Savo Kentera, pasi kryeministri në largim Dritan Abazoviq paralajmëroi se disa zyrtarë të Agjencisë kishin marrëdhënie me kontrabandistët e duhanit. Mediat raportuan se Kentera u shkarkua në një seancë ‘online’ të qeverisë, pesë muaj pasi u emërua më 5 maj.

Të premten, Abazoviq tha se ka disa ankesa për punën e Agjencisë kur bëhet fjalë për parandalimin e kontrabandës së cigareve, transmeton Telegrafi.

“Menaxhmenti i agjencisë ishte i detyruar të informonte kryeministrin nëse kishin dijeni që duhani i konfiskuar nuk po trajtohej siç duhet. Unë jam duke pritur për disa informacione të tjera, por definitivisht, disa njerëz që janë aktualisht në Agjenci nuk do të mund të qëndrojnë më aty”, tha Abazovic për mediat në Budva.


Më 6 tetor, ish-shefi i zyrës doganore, Rade Millosheviç, akuzoi Kenteran dhe një oficer të lartë të Agjencisë, Drago Spicanovic, për lidhje me kontrabandistët e duhanit në portin e Tivarit.

Në disa operacione të mëdha policore dhe doganore në vitet e fundit, Mali i Zi ka sekuestruar qindra ton cigare kontrabandë dhe më shumë se dy ton kokainë në port.

Që nga kolapsi i Jugosllavisë në vitet 1990, Tivari është bërë një qendër e njohur për kontrabandën e cigareve, nga ku duhani i importuar rieksportohet dhe cigaret e prodhuara në Mal të Zi dërgohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian

Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian

Botë
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Evropa
Kalo në kategori