LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës nga sonte kufizon lëvizjen e qytetarëve në komunat veriore

Qeveria e Kosovës nga sonte kufizon lëvizjen e qytetarëve në komunat veriore

Qeveria miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Qeverisë së Kosovës ku thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 11-ta me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infeksionit me COVID-19 në katër komunat veriore të Kosovës.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të pandemisë COVID-19, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që duke filluar nga data 8 korrik 2020, nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatë.


Sipas komunikatës, nga kjo ndalesë do të përjashtohen rastet urgjente shëndetësore; rastet e nevojës së kujdesit për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, në rastet kur të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten; rastet e kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare; rastet e vdekjes së anëtarit të familjes; dhe rastet e nevojave të përkujdesit ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia.

Ndërkaq, në komunikatë theksohet se në asnjë rast nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar.

“Vendimi i miratuar sot nga kabineti qeveritar ndalon hyrje-daljet 24 orë për personat e infektuar, ata të kontaktit dhe personat e dyshuar në Komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në afat prej 14 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përveç rasteve të përjashtuara të përmendura më lart”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, ky vendim është propozuar nga Ministri i Shëndetësisë pas kërkesës, e cila është bërë nga kryetarët e këtyre komunave, të cilët kryesojnë shtabet lokale në Komunën Mitrovicës së Veriut, Komunën e Zubin Potokut, Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zveçanit. Vendimi është mbështetur edhe në analizimin e situatës epidemiologjike nga profesionistët e fushës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, meqenëse ka rritje të numrit të qytetarëve, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në komunat përkatëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie tha se në veri të Republikës së Kosovës vlejnë vetëm ligjet e Kosovës dhe ato zbatohen nga organet e rendit atje.

Hoti: Në komunat e veriut vlejnë vetëm ligjet e Kosovës
Lexo po ashtu Hoti: Në komunat e veriut vlejnë vetëm ligjet e Kosovës

Hoti tha se nëse e shohin të arsyeshme mund të marrin vendim për kufizim të lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.

Ndryshe, mbrëmë, Shtabi i Krizës së katër komunave në veri të Kosovës sonte ka marr vendim për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit, në javën e ardhshme.

Me rekomandimin e Vuçiqit, komunat në veri të Kosovës aplikojnë kufizimin e lëvizjes nga nesër 
Lexo po ashtu Me rekomandimin e Vuçiqit, komunat në veri të Kosovës aplikojnë kufizimin e lëvizjes nga nesër 

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq në emër të anëtarëve të Shtabit të Krizës në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori