Qeveria e Kosovës ka dalë me një deklaratë për Raportin e rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës, i publikuar sot para opinionit të gjerë, duke thënë se e ka analizuar këtë dokument dhe se ka konstatuar se ky është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit.
Qeveria thotë se “raporti në fjalë reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE. Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit”.
“Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i përket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.
Qeveria thotë se është raportuar progres në:
Sundim të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në shënjestrimin e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Progres shënohet gjithshtu në sekuestrimin e aseteve dhe në masat për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.
Rezultate shumë të mira në fushën e zhvillimit ekonomik,
Votimi në Kuvend i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi;
Përgatitjet në Reformën e Administratës Publike dhe fillimin e reformave në administratën publike
Përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillimi i dialogut me Serbinë;
Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, vlerësohet si arritje shumë e madhe e vitit 2017;
Progres në menaxhimin e migrimit të rregullt dhe atë ilegal, si dhe shumë fusha tjera.
Më tej Qeveria thotë se “Kosova nuk ka dilema për rrugën e saj drejt BE-së, përkundër faktit që në BE janë të ndarë sa i përket integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Progresi i përmendur në këtë raport është dëshmi e qartë se të gjitha kriteret për liberalizim të vizave janë përmbushur”.
“Pavarësisht se raporti i progresit nuk është mekanizmi përkatës për vlerësim të plotësimit final të kritereve, vonesat në liberalizimin e vizave nuk munden më të arsyetohen me mos plotësim kriteresh. Kosova e ka kryer punën e vet. Me të drejtë Kosova pret që BE tash të njohë këtë progres dhe mekanizmat relevantë të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Pavarësisht kësaj, ne na presin sfida të tjera të mëdha për të përmirësuar jetën e qytetarit të vendit, na presin shumë punë, për të cilat Qeveria e vendit është e përkushtuar t’i kryej, konform aspiratave tona, të një shoqërie demokratike dhe të integruar. Sfidat e përmendura në raport, Qeveria e Kosovës do t’i identifikojë dhe do të punojë që këto të tejkalohen sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët