Qeveria e Bahreinit do t’ua paguaj faturat për rrymë dhe ujë të gjithë qytetarëve dhe kompanive në këtë vend, duke shpenzuar edhe 570 milionë dollarë tjera për pagat e 100 mijë punonjësve në sektorin privat gjatë periudhës prill-maj.
E tëra kjo po bëhet që të tejkalohet sa më lehtë dhe shpejtë kriza e pandemisë së coronavirusit ,që ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, transmeton Telegrafi.
Qeveria gjithashtu do të pezullojë mbledhjen e taksave sa i përket pronës së paluajtshme dhe turizmit.
Kjo nismë është pjesë e paketës stimuluese ekonomike prej 11 miliardë dollarëve, të cilën qeveria e Bahrejnit e ka ndarë për sektorin privat me qëllim që të zbutë ndikimin ekonomik të pandemisë. /Telegrafi/