Qeveria dhe EVN, përplasje rreth tarifës së lirë të energjisë elektrike

Qeveria dhe EVN Maqedoni me plane të ndryshme rreth afatit të aplikimit të tarifës së lirë ditore. Nga Qeveria presin që më 1 tetor këtë masë ta publikojnë dhe të startojë për të gjitha amvisëritë dhe shpenzuesit e vegjël. Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga ajo datë të gjithë orëmatësit duhet të matin tarifë të lirë nga ora 14 deri në ora 16.
Nga EVN Maqedoni thonë se kjo nuk është e mundshme. Kompania sot do të vendosë për dinamikën me të cilën do të rregullohen orëmatësit, por prej atje thonë se fizikisht nuk është e mundur deri më 1 tetor të bëhet adaptimi i të gjitha 800 mijë orëmatësve.
Do të adaptohen në katër grupe gjatë tetorit, sipas periudhave kur lexohen orëmatësit gjatë muajit. Ende bëhen përgatitjet e softuerëve, pas çka do të bëhet testimi i tyre për të shmangur gabimet gjatë skanimit të orëmatësve. Gjithsej ka 800 mijë orëmatës të cilët patjetër do duhet të rregullohen në mënyrë manuale që të llogarisë sa kilovat orë ka shpenzuar shfrytëzuese në tarifën e lirë – njoftojnë nga EVN.
Shfrytëzuesit e EVN-së janë ndarë në katër grupe kur lexohen orëmatësit që janë përcaktuar në periudhën prej datës 1 deri në datën 28 të muajit. Kjo do të thotë se dikush do të fitojë dyfish rrymë më të lirë për dy orë gjatë ditës më 1 tetor, tjetri me datë 10 dhe i treti me datë 20 tetor. Kjo para së gjithash do varet në cilin grup bën pjesë orëmatësi i shfrytëzuesit.
Në numrin e sotëm të Gazetës zyrtare është publikuar tarifa e re për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesve të vegjël që e miratoi Komisioni rregullator i energjetikës me kërkesë të Qeverisë. Kjo do të thotë që EVN zyrtarisht ta fillojë procedurën për kthimin e tarifës së lirë ditore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës