LAJMI I FUNDIT:

Qeveria amerikane me projekt sekret për kontrollin e mendjes?

Qeveria amerikane me projekt sekret për kontrollin e mendjes?

Qeveria amerikane mund të ketë mbledhur dokumente në mënyrë sekrete mbi kontrollin e trurit dhe boshatisjen me forcë të memories, tregojnë dosjet që kanë rrjedhë aksidentalisht.

Një reporter investigues pohon se ato janë dërguar në mënyrë misterioze pas kërkesës për një informacion tjetër që ai kishte bërë.

Në atë që ngjason me dosjet X-files, informacioni i dërguar aksidentalisht zbulojnë armën e çuditshme psiko-elektronike, e cila  përdorë forcën elektromagnetike për të arritur qëllimet, përfshirë dhimbjen intensive, ënjtjen dhe rigor mortis ose ngurtësia e përkohshme të muskujve që ndodh pas vdekjes.


Dokumentet i janë dërguar Curtis Waltman, një gazetar që punon për organizatën jo profitabile MuckRock, e cial ka vendosur të ndihmojë njerëzit për aktin mbi lirinë e informacionit me rastin e kërkesave në institucionet qeveritare.

Ai ishte duke hetuar një rast kur erdhi deri te zbulimi i çuditshëm.

Dokumentet përfshiheshin në materialin e siguruar nga Washington State Fusion Center, një filial i Departamentit të shtetit për siguri që merret me shpërndarjen e informacioneve dhe analizave. Përgjegjësia e saj përfshin kundër-terrorizmin, zbulimin e veprimtarisë kriminale, planifikimin mbi fatkeqësitë natyrore dhe vlerësime të tjera mbi kërcënimet e kibernetikës.

Në mesin e të dhënave të pritura, përfshirë postën elektronike, buletinet dhe të dhënat e inteligjencës, ishte edhe një dosje e emërtuar si “Efektet EM në trupin e njeriut”, e cila nuk dihet se si ka përfunduar aty.

Dosja përmban detaje mbi numrin e pajisjeve të propozuara dhe teknikave që synojnë të manipulojnë trurin e njeriut.

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Po vjen videoloja e re e Doom

Po vjen videoloja e re e Doom

Lojëra
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Lojëra
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t'u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok

Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t'u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok

Teknologji
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

Teknologji
Kalo në kategori