Kanë kaluar afro tre vite prej hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ, për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës dhe zëvendësimin e tyre me ato biodegraduese, por një vendim i tillë nuk po gjen vend dhe nuk po respektohet.
Ndonëse zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit thonë se nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ që e rregullon këtë çështje, zëvendësimi ka rezultuar i suksesshëm deri më tani, në teren një gjë e tillë nuk shihet.
Nëpër markete, furra buke e lokale tjera, shërbimi ende bëhet me qese të plastikës.
V.Azemi, punëtore në një furrë të kryeqytetit, tregon se si qytetarëve ende bukën ua shesin në qese të najlonit.
“Gjithçka që qytetarët blejnë te ne u shitet në qese të najlonit. Buka, kiflet, e krejt ushqimet tjera të kërkume, u servohen njësoj. Këtu tek ne ende s’ka pas naj lloj inspektimi. Nuk punojmë me qese tjera përveç me këto të najlonit”, tregon Azemi, për Gazetën Fjala.
Fadil Maxhuni zyrtar për informim në MMPH, thotë për Gazetën Fjala se me këtë udhëzim nuk është bërë ndalimi i përdorimit të këtyre qeseve por janë vënë kritere për qarkullimin e tyre në treg.
“Sipas këtij udhëzimi përdorimi i qeseve te plastikës nuk është ndaluar, por janë vënë disa kritere për qeset që përdoren për një përdorim ose disa përdorime dhe të cilat kryesisht shërbehen nga marketet. Këto qese duhet të përmbajnë aditiv për te u zbërthyer më shpejt (në kohë), sepse , siç dihet se plastika është shumë e qëndrueshme dhe nuk zbërthehet për kohë të gjatë”, deklaron Maxhuni.
Sipas tij një qarkullim i tillë i qeseve, është duke u monitoruar nga Dogana e Kosovës. Derisa thotë se ato do të vazhdojnë të qarkullojnë edhe më tej në treg, me kushtet e tyre të përcaktuara, raporton Gazeta Fjala.
“Qeset janë të nevojshme dhe ato do të qarkullojnë edhe më tej, por, ato do te prodhohen , importohen dhe qarkullojnë në treg nën kushtet qe i ka përcaktuar Udhëzimi Administrativ i cekur më lartë”, ka shtuar më tej zyrtari për informim në këtë ministri.
MST: Shitja e bukës në qese plastike kancerogjene
Pavarësisht, se shitja e bukës në qese plastike, thuhet të jetë kancerogjene, një shërbim i tillë ende vazhdon në Kosovë.
Koordinatori i Iniciativës, “Ta pastrojmë Kosovën” ,Luan Hasanaj, thotë se në këto raste duhet të veprojnë Inspeksionet Komunale.
“E çfarë është shqetësuese, shitja e bukës me qese plastike, që është edhe kancerogjene. E shumë furra e shesin bukën me qese, pothuajse që në të gjitha mund t’i shikosh, që në rafte i vendosin bukët e prera në qese. Inspektorët duhet të veprojnë”, ka thënë Hasanaj për Gazetën Fjala.
Se shitja e bukës, në qese është kancerogjene mendon edhe kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Kaçaniku thotë se për një ndalesë të tillë të përdorimit të këtyre qeseve, ka pasur disa herë tentative, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur përkrahje financiare.
“Ambalizhimi paketimi në veçanti i bukës është i ndaluar. Inspeksioni ka për detyrim t’i kontrolloj t’i bej të veproj konform ligjit. Ne nuk po kemi përkrahje financiare ta shfrytëzojmë momentalin e ligjit që ta parashohim çështjen e qeseve. Përkrahja ka qenë dobët se inspeksionet nuk kanë kapacitete financiare . Furra në Kosovë, bukën e nxehtë e paketojnë ende në qese të najlonit për tu a mbushur më mirë qytetarëve me bakterie”, ka shtuar kryetari i organizatës “Konsumatori”.
Ndryshe, në bazë të udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, me vendimin e nxjerr ministri i MPMH-së përcakton procedurën e formimit të komisionit për lëshimin e lejes për prodhim, import dhe eksport të qeseve të plastikës pa shtesë të aditivit për biodegradimin e qeseve në formë të thasëve prej plastike për nevojat e prodhuesve të mallrave industriale.
Sipas Udhëzimit Administrativ, ndalohet prodhimi, importimi dhe vendosja në treg e qeseve të plastikës në formë të çantës dhe në formë të thasëve pa aditiv, për përdorim të përgjithshëm nga operatorët ekonomik dhe njësitë tregtare. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi