Nga: Petrit F. Zeneli
Ishte i pari gazetar shqiptar i diplomuar në ShBA, në Universitetin “Clark” të Uorçesterit, më 1926, në moshën 34-vjeçare, duke marrë dhe medaljen “W. Franklin” për rezultate të shkëlqyera.
Qerim Panariti quhej, nga Panariti i famshëm i Korçës, i djemve të talentuar e virtuozë; gazetar profesionist, editor, historian, biograf, analist dhe militant veteran i orëve të para të “Vatrës”. I gjendur atëherë në mes dy titanëve të mendimit dhe letrave shqipe, i dy kundërshtarëve më të ashpër e më të dashuruarit e vlerave gjeniale respektive, Fan Nolit dhe Faik Konicës, asnjëherë nuk qëndroi nën hijen e tyre, por ruajti personalitetin e tij të pacenuar, duke u njohur korifejve çdo vlerë e meritë, por dhe kritikuar çdo të metë e gabim.
Vetëm në këtë mënyrë ai bëri emër të madh si gazetar patriot e demokrat, por dhe si intelektual klasi, jo vetëm për nga mençuria, urtësia, kultura e gjerë e solide, por edhe nga mendimet e pavarura e tepër të guximshme, që flisnin qartë për karakterin dhe dinjitetin e tij. Çfarë mendonte konkretisht ai për Fan Nolin, shprehur në ditarin e tij:
– 21 janar 1936. Pata një bisedë me F. Nolin. Ai është njeri interesant, i kulturuar dhe i mirëinformuar, por rrëshqitës dhe inatçi.
– 19 korrik 1938. Fan Noli është deri diku i pakënaqur, lidhur me një artikull timin për të, ku unë e akuzoj për mosçuarjen deri në fund të Reformës Agrare, propozuar prej tij.
– 31 tetor 1944. F. Noli është duke punuar për organizimin nga të gjitha kishat që të dërgojnë telegrame forcave aleate për njohjen e qeverisë shqiptare të Beratit. Noli ish një person kompleks dhe ekstraordinar i shumanshëm nga çdo pikëpamje, i thellë dhe i gjerë nga mejtimet, enciklopedik nga dituria, “rebel” që nga vegjëlia dhe një gjigant intelektual.
Shtrohet pyetja, cili gazetar apo lider politik tek ne, analizon me kaq kulturë kundërshtarin, duke e goditur pa e denigruar, duke i njohur meritat dhe te metat. Shumë rrallë, për të mos thënë fare! Gazetaria tek ne bëhet nul, kur i drejtohet liderit të opozitës: ju keni vjedhur 250 milionë euro tek Rruga e Kombit, përse i shmangeni gjykimi etj. (duke e bërë fakt të kryer), në vend që të thotë flitet ose akuzoheni nga kundërshtarët se … etj. Apo e kundërta. I drejtohen liderit të mazhorancës: ju jeni kriminel e hajdut pasi bashkëpunoni me bandat etj., pa përdorur fillimisht fjalën, akuzoheni se … etj.
A s’është tek ne sot problem i madh realizmi, pavarësia dhe paanshmëria e gazetarisë dhe mediave në tërësi?! Sigurisht që po! Pse gazetarët tanë, pasi braktisin çdo etikë profesionale (jashtë dëshirës), pozicionohen në dy llogore të kundërta, në luftë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin, duke u shërbyer me verbëri sponsorve politikë, pozitë-opozitë!
A nuk është media pushteti i katërt i një shoqërie demokratike, pas atij legjlislativ, ekzekutiv e gjyqësor, e që ka për funksion të informojë me vërtetësi publikun dhe të krijojë një tribune, ku publiku të thotë lirshëm fjalën e tij?! Po! Veçse në teori është kështu, pasi në praktikë, tek ne, ai gati-gati është pushtet i parë, që nuk dallohet fare nga tre të tjerët, e që i merr frymën popullit nga mëngjesi në mbrëmje, duke u kthyer në hetues, prokuror e gjyqtar në shërbim të pronarit të medjas (që i jep rrogën) prapa të cilit qëndron x parti. Shkurt, shkaku është paraja! Pamundësia për të mbijetuar financiarisht, i detyron mediat të futen nën ombrellën e dikujt e të vdesin profesionalisht, duke mbjellë urrejtje, kaos e anarki në vend, që u shkon shumë përshtat partive të mbijetojnë!
Nëse mediat tek ne do të ishin fitimprurese e të pavarura, ato me siguri do shkëlqenin në profesionin e tyre, pasi gazetarë të ditur e të zot nuk i mungojnë këtij vendi. Megjithatë, gazetaria kurrsesi nuk është vend pasurimi, por vend misioni të shenjtë, patriotizmi, sakrifice e idealizmi.
Është kjo arsyeja që gazetari i shquar italian, Indro Montaneli, në leksionin e tij të fundit për gazetarinë, mbajtur në Universitetin e Torinos, në 12 maj 1997, shkruan: “Po, ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni! Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, bile edhe më shumë për të jetuar mirë. Por, një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin, – duke i kërkuar ndjesë Prokurorit, – unë do ta pushkatoja”.
Po Qerimi, cili ishte, sipas studiuesit Nasho Jorgaqi?!
E nisi nga hiçi dhe falë vullnetit të hekurt e inteligjencës, etjes për dituri dhe krenarisë së origjinës, i frymëzuar gjithnjë nga një ideal patriotik, arriti, përmes sakrificash e mundimesh të panumërta, të studiojë, të krijojë personalitetin e vet dhe të çmohet lart, pa arritur të bëhet kurrë i pasur.
I lindur në Panaritin e thellë malor, më 1892, pasi njohu mjerimin dhe shtypjen e një fshatari të varfër, shkoi në Amerikë në moshën 14-vjeçare për të fituar bukën e gojës, duke punuar rëndë si argat në ndërtim e bujqësi, si kovaç e bari, pa lënë mënjanë formimin dhe shkollimin e tij. Ndërkaq, duke përjetuar fatin e atdheut të robëruar, më 1911 hyn në një çetë vullnetarësh dhe vjen në Shqipëri për të luftuar si një ushtar besnik i lirisë së atdheut.
Në 1916-ën, kthehet rishtas në ShBA dhe vendoset në Boston, ku njihet me motrat Qiriazi. Ato do ta ndihmojnë, që pa u shkëputur nga puna si punëtor hekurudhe dhe ferme, të ndjekë Akademinë e Lirë të “Hitchcock” të Brimsfildit. Edhe kur e morën ushtar dhe e çuan në Teksasin e largët, ai nuk do t’i ndante librat, deri sa kreu universitetin për gazetari.
Zgjedhja e gazetarisë si profesion nuk ishte e rastësishme për Qerim Panaritin. Duke qenë i lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe aksionet e saj patriotike, ai e vështronte shtypin si sferën më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të shqiptarëve të Amerikës.
Për afro 25 vjet (1940-1963), “Dielli” do të botohet nën drejtimin e tij duke shënuar kështu një nga periudhat e veta më të frytshme dhe mbetur kryeredaktori më jetëgjatë i “Diellit”. Në qoftë se në vitet 1940-‘50, gazetari demokrat, i entuziazmuar nga heroizmi i popullit shqiptar në luftën për çlirim dhe rindërtim, do të vihet ne mbrojtje të shtetit të ri shqiptar, duke e pasqyruar gjerësisht në gazetë, më pas, ai do të zhgënjehet dhe do të vihet në opozitë e konflikt të hapur me të, kur mori vesh pushkatimet pa gjyq dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut. Ky është gazetari model, që lind e vdes si rob i së vërtetës!
Qerim Panariti jetoi 84 vjet dhe mbylli sytë në mërgim, në vitin 1976, i zhuritur nga malli dhe dëshira e zjarrtë për të parë atdheun e dashur për të cilin ai kish shkrirë tërë jetën! Ky është Panariti, që ne vakëfllinjëve na bën të ndihemi krenarë, jo vetëm para Korçës, por para gjithë kombit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/Skenderbeu-1-780x439.jpg)
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
![Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/01/Europe-780x439.jpg)
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
![Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bomba-780x439.jpg)
Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi