Qeni nuk mund ta përmbajë lumturinë kur pronari përmend tubin e ujitjes

Në jetën e përditshme është lehtë të harrosh gjërat e vogla që sjellin gëzim, përveç nëse je qen.
Për Kodën, një qen i vogël, çezma e kopshtit për ujitje përbën kulmin e emocioneve dhe një video e fundit e reagimit të tij ndaj fjalës "çezmë" tregon se si një objekt i thjeshtë mund të zbukurojë ditën e një qeni.
Koda ka një dashuri të veçantë, thuajse obsesive, për çezmën e kopshtit, dhe pronarja e tij vendosi të ndajë këtë dashuri simpatike me botën.
Në videon e publikuar në Instagram, ajo fillon tregimin me fjalët se "Koda është vërtet një adhurues i madh i çezmës".
Në momentin që Koda dëgjon fjalën kyçe, ai e kthen kokën sikur po përpiqet të përpunoje lajmin e gëzuar. Pronarja shton se ai e di saktësisht ku ndodhet çezma dhe mezi mund të përmbajë padurimin e tij.
Ndërsa video vazhdon, Koda duron duke pritur që pronarja t’i hapë ujin. Gjatë këtyre përgatitjeve, ai lëshon tinguj shumë të ëmbël, rrotullohet nga emocioni dhe vrapon nëpër oborr.
Sapo uji fillon të rrjedhë, Koda hidhet në veprim dhe pa mendje kap rrjedhën. Kërcimet, kthesat dhe lëvizjet e vazhdueshme të bishtit tregojnë qartë se ai po përjeton momente të pastër gëzimi. /Telegrafi/













































