Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Një video rrëqethëse e një Rottweiler që sulmon një kobër është bërë virale në rrjete sociale, duke shkaktuar debate.
Klipi, i shpërndarë në Instagram nga përdoruesi lone_wolf_warrior27, kap një takim të tensionuar mes qenit dhe zvarranikut helmues.
Videoja fillon me qenin që rënkon dhe i leh kobrës, ndërsa pronari i tij regjistron skenën.
Pak çaste më vonë, qeni sulmon gjarprin dhe e copëton atë.
Ndërsa video vazhdon, koka dhe bishti i gjarprit mund të shihen të ndara, përcjell Telegrafi.
Qeni, nga ana tjetër, merr kokën e gjarprit në gojë dhe e shqyen më tej.
“Rottweiler vs Cobra”, shkruhej në mbishkrimin e postimit.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë shkaktuar debate në rrjete sociale.
Ndërsa disa përdorues vlerësuan guximin e qenit, të tjerë shprehën shqetësime për rrezikun e mundshëm me të cilin përballej ai.
Disa përdorues kritikuan gjithashtu pronarin për mosndërhyrje.
"Trajnoni qenin tuaj, ai as nuk e zbaton urdhrin”, komentoi një përdorues.
"Kjo ishte kaq e rrezikshme dhe e panevojshme", tha një tjetër. /Telegrafi/

















































