Qeni bëri shumë njerëz të qeshin me mënyrën e pazakontë të argëtimit

Një video e një qeni të vogël të racës Golden Retriever, Hank, që merr shumë seriozisht lojën e sjelljes së lodrës, është bërë hit i vërtetë në TikTok.
Në vend që të vrapojë me gëzim, ky vogëlush i afrohet ngadalë objektivit, si një gjuetar i vërtetë në natyrë, gjë që ka bërë të qeshin dhe të mahniten miliona shikues, shkruan dogtime.com.
Ndërsa shumica e qenve vrapojnë me entuziazëm pas lodrës së hedhur, qeni i quajtur Hank ka një taktike krejtësisht tjetër.
@sydneyhuber2 Hank, the iconic symbol of the wild. 🐶🐾 #huntingdog #goldenretriever #goldenretrieverpuppy #puppy #sneakattack ♬ original sound - Abram Engle
Në videon që postoi pronarja e tij Sydney Huber, shihet se Hank, pasi i hedhin lodrën, nuk vrapon drejt saj. Në vend të kësaj, ai i afrohet ngadalë dhe me kujdes, duke analizuar çdo hap. Lëvizja e tij e ngadaltë krijon një tension komik që ka pushtuar përdoruesit e internetit.
Pasi tensioni arrin kulmin, Hank kap lodrën dhe me bishtin që lëviz i lumtur ia sjell pronarit. Pikërisht ky kombinim i afrimit dramatik dhe përfundimit të gëzuar ka fituar zemrat e shikuesve.
Videoja u bë virale shumë shpejt, duke arritur mbi dy milionë shikime dhe më shumë se gjysmë milioni pëlqime. /Telegrafi/


















































