Qendrat tregtare në Maqedoni reagojnë ndaj masave të Qeverisë: Ne nuk jemi shkaktarë për shkallën e ulët të vaksinimit

Qendrat tregtare në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur revoltë ndaj vendimit të fundit Qeverisë, për të vendosur masa të reja për parandalimin e coronavirusit, gjegjësisht hyrjen e personave të pavaksinuar në qendrat tregtare.
Në njoftimin e përbashkët për media, qendrat tregtare thonë se ata i kanë respektuar në maksimum masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe se ata nuk janë vende në të cilat përhapet virusi.
“Nëse i marrim parasysh të gjitha këto, le të shprehim revoltën tonë të sinqertë, sepse qendrat tregtare nuk mund të fajësohen për nivelin e ulët të vaksinimit, nga njëra anë, dhe agresivitetin masiv të variantit delta dhe numrin në rritje të të infektuarve, nga ana tjetër. Në situatën kur pikërisht qendrat tregtare apeluan për fushatë për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth vaksinimit, kishte organizim të festave familjare, thirrje për koncerte, festivale dhe hyrje të shtetasve të huaj pa dëshmi për vaksinim dhe pa test PCR”.
“Nëse Qeveria e RMV beson se kufizimet në qendrat tregtare janë mënyra e duhur dhe më e mirë për të motivuar qytetarët për vaksinim, dhe një vendim i tillë është menduar, shpallur dhe ndërtuar me analiza dhe përgatitje, atëherë ne me kënaqësi do ta mbështesim atë vendim në emër të një mënyre për të dalë nga kriza. Por jo në këtë rast. Ne, dhe vetëm ne, qendrat tregtare, nuk mund të jemi përgjegjës për shkallën e ulët të vaksinit”, thuhet në reagimin e qendrave tregtare.
Më tej shtojnë se në vendet evropiane nuk ka kufizime për hyrje në qendrat tregtare.
“Gjendemi në një situatë krejtësisht të ndryshme, të padëshirueshme. Ndihemi të ndëshkuar, dhe realiteti është se qendrat tregtare janë pothuajse bosh. Kostot dhe humbjet tona po rriten dita ditës, dhe numri i të vaksinuarve fatkeqësisht po rritet me ritëm të vogël”.
“Prandaj, ju kërkojmë një qasje tjetër, ku do të përpiqeni të kuptoni qytetarët, të përpiqeni të kuptoni se çfarë fshihet pas normave të ulëta të vaksinimit në vend dhe të përpiqeni të gjeni zgjidhje tjetër, më efektive, e cila do të ketë ndikim më të madh dhe do t’i inkurajojë qytetarët të ndryshojnë qëndrim. Në vend që të vendosin kufizime për njerëzit, vendimet e qeverisë duhet të motivojnë qytetarët dhe të gjejnë zgjidhje për këtë problem”, thuhet në reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania