Para tri vitesh, është hapur për herë të parë në Suedi, qendra tregtarë që ofron vetëm gjëra të recikluara, apo që njihen si të dorës së dytë.

Në ReTuna Aterbruksgalleria, mallrave iu jepet edhe një mundësi e dytë, duke i riparuar dhe pastruar, me përpjekjen që të kthehen në gjendjen e mëparshme, transmeton Telegrafi.


Gjithçka që shitet në 14 pikat e këtij zinxhiri, ka qenë edhe më herët në përdorim, teksa ushqimet dhe pijet që shërbehen, janë të gjitha me bazë organike.

Qendrat foto 2

Lokali i parë është hapur më 2015 në Eskilstuna, shumë pra ë një qendre që merret me grumbullimin e gjërave të papërdorshme, që janë falur nga pronarët.

Qendrat foto 3

Menaxherja Anna Bergstrom, që më herë ka punuar në industrinë e modës, nisi të shqetësohet për ndikimin negativ që kishe kjo veprimtari në ambient.

Qendrat foto 4

“Kuptova që do duhej të isha model dhe të bëj diçka të mirë, që edhe e mbron planetin” ka thënë Bergstrom për BBC.

Qendrat foto 5

Depoja e qendrës, grumbullon gjëra të ndryshme prej mobileve, enëve, rrobave, lodrave për fëmijë, apo pajisjeve elektrike.

Qendrat foto 6

Specialistët e angazhuar, kujdesen që secila të kthehet në gjendje të rregullt, mos të përmbajë ndonjë pastërti, apo rrezik të mundshëm.

Qendrat foto 7

Vetëm gjatë vitit 2017, në këto qendra janë grumbulluar afro një milion euro, prej klientëve që kishin mundësi të blejnë mallra me çmime të favorshme, që kanë funksion të plotë.

Qendrat foto 8

Në secilën qendër janë të punësuar nga 50 punëtorë, ndërsa organizohen edhe trajnime me nxënës, për t’i mësuar rëndësinë dhe mënyrën e riciklimit të gjërave. /Telegrafi/