Qyteti belg i Antwerp-it mund të njihet si qendra botërore e tregtisë së diamanteve, ndërsa shumica e ‘gurëve të çmuar’ nxirren në Rusi ose Afrikë. Por, mbi 240 kilometra në veri të Mumbait, Indi, ndodhet një kryeqytet më pak i njohur: Surati, ku janë prerë rreth 90 për qind e të gjithë diamanteve të planetit.
Dhe tani, qyteti në shtetin Gujarat ka një ndërtesë rekord për këtë industri të madhe, raporton CNN.
“Surat Diamond Bourse” e sapohapur është një “destinacion” për mbi 65 mijë profesionistë të diamanteve, duke përfshirë prerës, lustrues dhe tregtarë.
Duke shfaqur një varg prej nëntë strukturash drejtkëndëshe të vendosura pas – dhe të ndërlidhura – një “shtyllë kryesore qendrore”, kompleksi i gjerë dhe 15-katësh është ndërtuar në më shumë se 35 hektarë tokë.
Arkitektët e qendrës tregtare thonë se ajo përfshin mbi 7.1 milionë metra katrorë sipërfaqe, i cili do të thotë se ka tejkaluar Pentagonin si ndërtesa më e madhe e zyreve në botë, transmeton Telegrafi.
Projekti do të mirëpresë banorët e parë në muajin nëntor, pas katër vitesh pune në ndërtimin e saj, dy prej të cilave ishin si vonesë, shkaku i pandemisë.
Ajo pritet të hapet zyrtarisht këtë vit nga kryeministri indian, Narendra Modi, i cili ka lindur në Gujarat dhe më parë ka shërbyer si kryeministër i shtetit.
Fotot e reja ofrojnë një vështrim në dyshemetë e mermerta dhe atriumet e mbushura me dritë që lidhin mbi 4700 hapësira zyrash, të cilat gjithashtu mund të dyfishohen si punëtori të vogla për prerjen dhe lustrimin e diamanteve.
Zhvillimi prej 32 miliardë rupi (345.5 milionë euro) ka gjithashtu edhe 131 ashensorë, ambiente të ngrënies dhe shitjes me pakicë si dhe konferencash për punëtorët.
Sipas CEO së projektit, Mahesh Gadhavi, Surat Diamond Bourse do të shpëtojë mijëra njerëz nga udhëtimi – ndonjëherë çdo ditë – me tren për të bërë biznes në Mumbai.
“Është e vështirë … (disa) njerëz duhet të kalojnë tre orë e gjysmë deri në katër orë, çdo ditë, për të ardhur nga shtëpitë e tyre në zyre dhe për t’u kthyer sërish në shtëpi”, tha ai gjatë një video telefonate, duke përshkruar lëvizjen për të zhvendosur bizneset në Surati si një “opsion më i mirë”.
Dizajni ‘demokratik’
Ndërtesa u organizua nga firma indiane e arkitekturës, “Morphogenesis” pas një konkursi ndërkombëtar dizajni.
Tejkalimi i Pentagonit nuk ishte pjesë e konkursit, tha Gadhavi për CNN. Përkundrazi, madhësia e projektit u diktua nga kërkesa, tha ai, duke shtuar se kompanitë e diamantit kishin blerë zyrat përpara ndërtimit.
Morphogenesis krijoi një “fushë të barabartë loje” për bizneset si të vogla ashtu edhe të mëdha.
Me zyrat e lidhura nga një korridor i gjatë qendror – një konfigurim që të kujton një terminal aeroporti – banorët kanë qasje të ngjashme të përshtatjes, sipas bashkëthemeluesit të firmës së arkitekturës, Sonali Rastogi, i cili e përshkroi dizajnin si “demokratik”.
Puna synohet “të jetë saktësisht e njëjtë për të gjithë”, shpjegoi ajo në një video-telefonatë nga New Delhi, duke shtuar se në çdo zyrë mund të arrini për shtatë minuta duke u nisur nga porta hyrëse.
Dizajni gjithashtu u ndikua nga hulumtimet e Morphogenesis mbi mënyrën se si operon tregtia e diamanteve indiane.
Rastogi tërhoqi vëmendjen te seria e nëntë oborreve prej 1,5 hektarësh, të kompletuara me ulëse dhe shatërvanë të ujit, që mund të shërbejnë si vendtakime të rastësishme për tregtarët.
Duke krahasuar zonat me peizazhet e “një pazari tradicional”, Rastogi tha se firma u ndikua nga fakti që shumë transaksione informale ndodhin jashtë mjedisit të zyrës.
“Urdhrat me email me siguri merren brenda, por transaksionet ‘njeri me njeriun’ pothuajse të gjitha bëhen jashtë”, tha ajo, duke i përshkruar oborret “si parqet publike ku ne po supozojmë se do të zhvillohen të gjitha këto aktivitete”.
Planet për transformim
Imazhet ajrore të Surat Diamond Bourse tregojnë se rrethinat e ndërtesës gjigante janë, për momentin, jashtëzakonisht të ulëta.
Por, kjo mund të ndryshojë nëse planet për një rizhvillim të madh në qytetin me shtatë milionë banorë, të quajtur “Qyteti i Ëndrrave”, realizohen.
Plani ambicioz, i cili është vlerësuar publikisht nga kryeministri Modi, synon të ndërtojë një qytet “të zgjuar” në pothuajse 700 hektarë (1,730 hektarë) të Suratit jugor.
Rastogi ndërkohë raportoi se firma e saj është në bisedime me klientët e mundshëm për projekte të tjera në zonë, duke përfshirë një qendër konventash.
Ndërsa arkitektja pranoi se Surat nuk zotëron një “gjuhë arkitekturore shumë të jashtëzakonshme”, ajo shprehu shpresën se dizajni i qëndrueshëm do të formësojë zhvillimin e ardhshëm të një qyteti ku temperaturat e verës mund të kalojnë 45 gradë Celsius.
Morphogenesis pretendon se dizajni i tij konsumon deri në 50 për qind më pak energji sesa maksimumi i lejuar për të fituar vlerësimin “Platinium” të Këshillit Indian të Ndërtimit.
Forma e ndezur e “shtyllës qendrore” ishte projektuar për të përcjellë erërat mbizotëruese përmes strukturës, thonë arkitektët, ndërsa “ftohja rrezatuese” qarkullon ujë të ftohtë nën dyshemetë e saj për të ulur temperaturat e brendshme.
Megjithëse zyrat individuale do të mbështeten në ajrin e kondicionuar tradicional, Rastogi vlerëson se rreth gjysma e ndërtesës ftohet duke përdorur ventilim natyror, ndërsa zonat e përbashkëta furnizohen me energji diellore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian