Qenan Hasipi: Grusht shteti i dështuar nuk do të ketë ndikim në Maqedoni

Deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni (PDTM), Qenan Hasipi, në emisionin “10 Minuta” të TV21, ka thënë se është absurde të mendohet se kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vetë e ka inskenuar grusht shtetin që të bëjë pastrime në sfera të ndryshme shoqërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka dhënë vlerësimin se mbështetja e dhënë nga populli turk, Erdoganit, i cili më 15 korrik i bëri thirrje popullit për protestë masive kundër Armatës, është dëshmia më e mirë se kryetari turk nuk e ka inskenuar puçin dhe se e gjithë kjo është vetëm një teori konspirative.
Hasipi beson se situata në Turqi nuk do të ndikojë shumë në Maqedoni dhe se kriza e refugjatëve nuk varet nga kjo që po ndodh në Turqi.
„Gjithsesi, sipas mendimit tim, kjo mënyrë e zhvillimeve është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin. De-stabilizimi i Turqisë në një periudhë kur në Lindjen e Mesme ka luftë, me plotë kuptimin e fjalës është një element de-stabilizues i cili do të reflekton në rajon”, është shprehur Qenan Hasipi.
“Nuk pres ndonjë pasqyrim në Maqedoni të situatës në Turqi duke pas parasysh që vite më pas ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikën e Turqisë”, ka thënë ai.
Hasipi gjatë emisionit po ashtu ka informuar se jeta në Turqi ka filluar të normalizohet, dhe se të gjithë shtetasit turq me prejardhje nga Maqedonia janë mirë dhe vazhdojnë me obligimet e tyre të rregullta në kuadër të shoqërisë në Turqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit