Qëlloi me armë gjuetie në drejtim të një kafshe, nga copëzat e predhës lëndohet një person në Skenderaj

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë më armë në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në fshatin “Abri e Ultë”, në Skenderaj.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka”, thuhet në raport.
Ndërkaq, viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































