LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për lindjet surrogate: A lejohen në Shqipëri?

Çfarë duhet të dini për lindjet surrogate: A lejohen në Shqipëri?

Avokatja Joana Qeleshi ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth nënave surrogate.

Ajo tha se në Shqipëri nuk ka një ligj që e ndalon sugorracinë, por sipas saj kjo është një çështje më komplekse.

“Sugorracia në legjislacionin tonë përmendet vetëm në dy vende. Nëse flasim a lejohet apo jo, në parim lejohet. Nuk ndalohet. Problematika me surrogacinë është më kompleks se sa vetëm lejohet të kryhet apo jo.


Ajo duhet të rregullohet si kuadër, ka vende që lejohet vetëm nëse kanë problem të rënda infertiliteti, ose vende që e ndalojnë me pagesë.

Legjislacioni më i zhvilluar ku është edhe më i përhapur si fenomen, Amerika, ka rregullat e veta çdo shtet”, tha avokatja Qeleshi.

Llojet e surrogacisë

Termi përdoret në përgjithësi për të përshkruar disa skenarë të ndryshëm.

Një surrogate gestacionale mbart një shtatzëni për një individ ose çift duke përdorur një vezë që nuk është e saj. Veza mund të jetë ose e nënës ose nga një dhuruese. Po kështu, sperma mund të jetë nga babai ose një dhurues. Shtatzënia arrihet përmes fekondimit in vitro në laborator.

Joana Qeleshi, Avokate

Një nënë surrogate tradicionale dhuron vezën e saj për një individ ose çift. Shtatzënia zakonisht arrihet përmes inseminimit intrauterin (IUI) me spermë nga babai. Mund të përdoret gjithashtu sperma e donatorëve.

Sipas agjencisë Southern Surrogacy, surrogatet gestacionale tani janë më të zakonshme se surrogatet tradicionale. Pse? Sepse në rastin e dytë, gruaja dhuron vezën e saj, që do të thotë se teknikisht është nëna biologjike e fëmijës. Kjo mund të funksionojë mirë, megjithatë mund të krijojë çështje komplekse ligjore dhe emocionale.

Në fakt, disa shtete kanë ligje kundër surrogacisë tradicionale për këto arsye.

A lejohet surrogacia në Shqipëri?

Ligji “Për Shëndetin Riprodhues” i vitit 2002 nuk përcakton specifikisht kushtet për surrogacinë, pra surrogacia nuk është e rregulluar me ligj.

Megjithatë ligji thotë se “Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të përfitojnë nga përdorimi i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit familjar, sipas zgjedhjes së tyre, si dhe ndaj metodave të tjera të zgjedhura për rregullimin e fertilitetit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori