Qebapë në hell nga mishi i bluar i qengjit
Origjinale dhe shije plotësisht orientale! Përbërësit: - 800 g mish të bluar qengji, - 4 thelpinj hudhre, - 1 lugë e vogël kripë, - 1 lugë e gjysmë e vogël piper dhe piper të kuq, – nga një lugë e vogël krliandër të bluar, - kumin, - shafran, - nga gjysmë luge të vogël arra muskati, - xhenxhefil të bluar, - kardamon dhe kanellë, - 1 lugë e vogël rigon të freskët, - 3 lugë shqind të bluar trash Përgatitja:
Në enë qesim mishin dhe i shtojmë erëzat e përziera, qepën e pasuar, kripën, piperin dhe shqindin e bluar trashë.
Shtojmë pak ujë dhe me duar përpunojmë përbërjen derisa përbërësit të lidhen. I lëmë të qëndrojnë për afro gjysmë ore, pastaj provojmë përbërjen dhe sipas dëshirës shtojmë edhe ndonjë erzë. Piperin dhe qepën e freskët e presim në copa.
Me duar të lagura i bëjmë në formë topthi, pastaj pak i ndrydhim që të marrin formë e qebapit paksa më të trashë.
Në shkopth i vëmë nga një qebap dhe pastaj perime, sërish qebap dhe perime derisa t’i shpenzojmë të gjithë përbërësit.
I pjekim në skarë dhe i shërbejmë menjëherë.
Nëse dëshironi mund të piqni edhe vetëm një qebap në shkopth.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.






























