Muaji i Ramazanit është momenti kur tryeza e iftarit bëhet vendtakimi më i dashur i familjes.

Pas një dite agjërimi, është begatia e sofrës ajo që na mrekullon edhe më shumë ditën dhe mbush familjen me bereqet.


Për iftarin e sontëm ju propozojmë një recetë të thjeshtë,por shumë të dashur për të gjithë: Pjatë familjare me pulë të marinuar, salcë jogurti me hudhër dhe pomfrita Mama Fries nga AVIKO.

Përbërësit:
  • 500-700 gr fileto pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë,
  • piper i zi,
  • paprika e ëmbël
  • 1 lugë kos i trashë
  • 1 thelb hudhër
  • Sallatë sezonale (domate, kastravec, rukola)
  • 1 pako Mama Fries nga AVIKO
Përgatitja:
1. Pulën e marinuar
Filetot i presim në shirita dhe i marinojmë me vaj ulliri,kripë, piper dhe spec të kuq. I lëmë 15–20 minuta që tëmarrin aromën. Më pas i skuqim në tigan ose i pjekim nëfurrë derisa të marrin ngjyrë të artë.

2. Salca e freskët e jogurtit

Përziejmë kosin me hudhrën e grirë imët dhe pak kripë.Kjo salcë e lehtë është perfekte pas një dite agjërimi.Freskia dhe vlerat ushqyese që i jep, janë fantastike.

3. Mama Fries, pomfrita të pabesueshme

Ndërkohë përgatisim patatet Mama Fries. Ato skuqen shpejt dhe marrin një ngjyrë të bukur të artë, me strukturë krokante nga jashtë dhe të butë nga brenda.

Ky është një kombinim që i pëlqen si fëmijëve ashtu edhe të rriturve.

Prerja e tyre klasike dhe përzgjedhja cilësore e patates, i bëjnë ato të përshtaten lehtë me çdo pjatë kryesore të iftarit.

Servimi:

Në një pjatë të madhe vendosim fileto pulen e ngrohtë,pomfritat Mama Fries të nxehtë dhe sallatën anash. Sipër shtojmë pak salcë jogurti ose e shërbejmë veçmas.

Një iftar i thjeshtë, i shijshëm dhe i përgatitur pa shumë hamendësime.

Një ide për mbrëmjet kur dëshirojmë edhe të kursejmë kohë, por edhe duam të gatuajmë diçka që i pëlqen krejtve.

Ju bëftë mirë dhe agjërim të lehtë!