Hera e fundit që Rafael Nadal doli para mediave ishte më 18 janar, pak minuta pasi humbi në raundin e dytë të Australian Open nga amerikani Mackenzie McDonald.

Një ditë më vonë ai konfirmoi një lëndim të shkallës së dytë në psoas iliacus (përkulësi i ijeve) të këmbës së tij të majtë.


Raporti mjekësor bëri të ditur se ai do të ishte jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë. Lëndimi tani është i pacaktuar.

"Unë nuk do të mund të jem në Roland Garros pas shumë vitesh. Është një vendim që trupi im ka marrë për mua", deklaroi Nadal, duke njoftuar se ditët e tij të pensionimit po afrohen.

“Më duhet të ndaloj karrierën time sportive dhe të rigjeneroj trupin tim”.

nadal

“Ideja ime është të tërhiqem vitin e ardhshëm dhe të luaj dhe të shijoj turnetë më të rëndësishëm të karrierës sime. Mund të jetë një synim për të arritur në finalet e Davis Cup në fund të vitit”.

"Unë nuk do të caktoj një datë kthimi. Do të kthehem kur të ndihem gati për të filluar përsëri", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app