LAJMI I FUNDIT:

Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të keqe s’mund të zbatojmë

Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të keqe s’mund të zbatojmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

Hazirit tha se draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më evropian.

Ne kemi disa javë që e themi se marrëveshje të keqe nuk mundemi të zbatojmë. Baza e marrëveshjes është 27 shkurti në Bruksel. Draft dokumenti në këtë fazë është dokument evropian kjo është kleçka se në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës nuk quhet më evropian. Ne sot e kemi bërë të ditur pa ndodhur 9 shkurti ende. Ne iu kemi thënë të gjithë partnerëve tonë që për LDK-në ky dokument nuk mundet si i tillë të procesohet, sepse qeveria Kurti e ka humbur legjitimitetin. Ka bërë komente dhe është mbyllur. Qeveria e re me mandate të ri ka të drejtë legjitime të kërkojë fjalën e vet në dokumentin e fundit”, ka thënë Haziri  në tëvë1.


Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori