Qasja e kufizuar e personave me nevoja të veçanta (Video)

Personat me nevoja të veçanta ende po përballën me vështirësi në integrimin e tyre në jetën e përditshme, kjo për shkak të mungesës së shërbimeve adekuate për ta.
Pamundësia e qasjes në objekte, infrastruktura fizike e vështirë, transporti i papërshtatshëm, mirëqenia e ulët e familjeve të tyre, mungesa e sigurimit shëndetësor, diskriminimi i tyre, janë vetëm disa nga arsyet që shfaqin jetesën e tyre të vështirë.
Pavarësisht kësaj gjendje faktike, institucionet përkatëse nuk kanë hartuar plane afatgjate dhe nuk janë përkujdesur për zbatimin e ligjeve për këta persona.
Egzona Hoxhaj,studente në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës, njëherësh anëtare e Handikos, për Tribuna Channel ka treguar për gjendjen e tyre të vështirë dhe diskriminues, duke filluar nga qasja fizike e deri te punësimi.\Gazeta Tribuna\


















































