LAJMI I FUNDIT:

Qalaj vizitoi Policinë në Ferizaj, kërkohet respektim i masave ndaj COVID-19

Qalaj vizitoi Policinë në Ferizaj, kërkohet respektim i masave ndaj COVID-19
SAMSUNG DIGITAL CAMERA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka vizituar dje Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend rreth pandemisë COVID-19.

“Drejtori Qalaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, përveç diskutimeve për masat dhe angazhimet policore ndaj pandemisë, nga drejtues të DRP-së së Ferizajt, kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës, i cili parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik.

Në këtë takim, drejtori Qalaj, theksoi faktin e marrjes së masave ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.


Edhe nga takimi në DRP-në e Ferizajt, drejtuesit e Policisë së Kosovës iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe ti zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë dhe luftojmë përhapjen e virusit. /Telegrafi/