LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti

Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti

Pas dështimit të shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, për çfarë ishin dakorduar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministri Albin Kurti, duket se në kampin e PDK-së zemërimi është i madh.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk e voton asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza

“Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votojë çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër. Është qëndrim personal që nuk e ndërroj me asnjë presion në botë”, tha Qalaj në Debat Plus të RTV Dukagjini.


“Nuk votoj, sidomos në raport me VV-në, asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza. Kemi një greminë të madhe në mes. S’ka ndërru mendim as VV për PDK-në, as për liderët që i kemi në Hagë. As ne s’i kemi ndërruar asnjë qëndrim”, tha ai.

Qalaj nuk e mohoi koalicionin me VV-në, duke thënë se vijat e kuqe janë “mendim komunist e bolshevik”.

“Vijat e kuqe, është mendim komunist, bolshevik i dëmshëm. Vijat e kuqe i krijojnë programet nëse një parti ka program krejt të ndryshëm që nuk përputhet me programit tënd, bie nga konsiderata”, tha ai.

Ai tha se Albin Kurti nuk ka pasur asnjë ofertë për koalicion për PDK-në. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori