LAJMI I FUNDIT:

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka hedhur si të pabazuar ankesat e subjekteve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe PDAK-LPB.

vendimin e PZAP-së thuhet se e ka hedhur si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me të cilën ka kërkuar anulimin e rezultatit të votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj, saktësisht 18 mijë e 933 vota.

PZAP ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.


“REFUZOHET si e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datës 17.03.2025 e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, e parashtruar kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me seli në Prishtinë, Nr.01/727-2025, të datës 15 mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhëroj KQZ-në të të përsërisë votimin me postë në tërësi dhe të largojë nga lista e kandidatëve të LDK-së kandidatët e cekur me emër dhe mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me votat e ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK t’i zëvendësojë kandidatët e larguar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

PZAP bën të ditur se refuzohet se e pabazuar ankesa e parashtruar nga LVV-së kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës lidhur me PDK-në.

Po ashtu në vendimin tjetër të PZAP-së bëhet e ditur se refuzohet e pa bazuar kërkesa e PDK-së me të cilën ka kërkuar rishikimin e vendimit të PZAP-it me të cilën është shqiptuar dënimi me gjobë prej 4 mijë euro.

vendimin tjetër të PZAP refuzohet e pabazuar ankesa nga koalicioni PDAL-LPB kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori