Site icon Telegrafi

PZAP njofton qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes mesazheve në Facebook

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i dërgojnë në Facebook, nuk do të konsiderohen si ankesa, pasi ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, PZAP ka theksuar se formulari i ankesës mund të shkarkohet në faqen e PZAP-it.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar  përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar. /Telegrafi/

Exit mobile version