Pylli i Arinjve Prishtina përmes një njoftimi për media ka thënë se që nga dita kur është raportuar për ariun në Prizren kanë qenë të angazhuar që të japin kontributin e tyre.
Në njoftimin për media, Pylli i Arinjve Prishtina thekson se përgjegjësinë kryesore për menaxhim të arinjve të murrmë në natyre e kanë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor me institucionet vartëse të saj Agjencionin për mbrojtjen e mjedisit dhe Parkun kombëtar Sharri.
“Ne gjithashtu jemi informuar në vazhdimësi për hapat qe kanë ndërmarrë Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e këtij rasti. Duke mos paragjykuar rrjedhën dhe dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve që kanë pasuar, ne jemi angazhuar që të jemi pjesë e zgjidhjes”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, Pylli i Arinjve Prishtina, nuk ka refuzuar marrjen e “ariut të bezdishëm” – por është përgjigjur me shumë përgjegjësi dhe korrektësi me arsyet se pse një ari i tillë nuk mund të sillet në një strehimore të konceptit të këtij pylli.
“Ne kemi insistuar që institucionet përgjegjëse gjegjësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me institucionet vartëse të saj siç janë Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Drejtoria e Parkut kombëtar SHARRI duhet të krijojnë zgjidhje afatgjate dhe masa preventive shoqëruar me informimin e publikut se si duhet të menaxhohen rastet e tilla, të tilla raste kanë ndodhur në të kaluarën, po ndodhin tani, dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen. Kësisoj izolimi i arinjve apo specieve të tjera nuk është zgjidhje në pikëpamjen e grupeve, organizatave që punojnë për mirëqenien e kafshëve”, thuhet në njoftim.
Në njoftimi thuhet se fokusi kryesor i ‘FOUR PAWS’ si organizatë për mirëqenien e kafshëve me projekte në gjithë Botën është; krijimi i kushteve në rastin tonë ndërtimi i strehimores, dhe implementimi i standardeve të përshtatshme për speciet e mbajtura në kaptivitet (robëri) duke i zhvendosur në hapësira më të mëdha ku kanë kujdesin dhe mbikëqyrjen profesionale.
“Nisur nga kjo, pos tjerash ne kemi informuar institucionet përgjegjëse dhe opinionin se organizata jonë nuk ka njohuri të mjaftueshme dhe ekspertizë në menaxhimin e arinjve në natyrë dhe aq më pak në kapjen e arinjve të cilët janë bërë të bezdisshëm për njerëzit, gjithashtu në prononcimet tona e kemi bërë të çartë se vrasja e një ariu të tillë duhet të jetë metoda e fundit që duhet të përdoret. FOUR PAWS përsëri thekson rëndësinë në marrjen e masave për mbrojtjen dhe informimin e qytetarëve me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e bashkëjetese mes njerëzve dhe kafshëve të egra, në këtë rast arinjtë. Për të mbrojtur fermat, fermat/bagëtinë dhe vendbanimet menaxhimi i mbeturinave ka një rëndësi të veçantë me qëllim që arinjtë të mos i njohin dhe mësojnë si burime të ushqimit të tyre. Shumë me rëndësi është edhe edukimi i popullatës e cila jeton në hapësirat ku frekuentojnë edhe arinjtë se si duhet të bashkëjetojnë me natyrën e egër”, thekson komunikata.
Ndër të tjera, Pylli i arinjve thekson se është detyrë e institucioneve shtetërore të zhvillojnë dhe implementojnë planet e menaxhimit të arinjve të lirë ne natyrë, të mbrojnë dhe mbështesin publikun në rast të incidenteve me ta.
“Me qëllimin që të jemi pjesë e zgjidhjes së këtij ‘problemi’ ne kemi ftuar një ekspert me përvojë të gjatë në menaxhimin e incidenteve me arinj të egër në zona të banuara i cili do të arrijë në Kosovë ditën e enjte për të diskutuar me institucionet përgjegjëse dhe komunitetin e prekur nga këto raste për masat emergjente dhe për mundësinë e hartimit të planit për menaxhimin e arinjve në natyrë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se “Pylli i Arinjve Prishtina” është themeluar duke nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi mes organizatës ‘FOUR PAWS’ International dhe Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës në vitin 2012.
“Në disa deklarime të fundit të zyrtarëve të Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është thënë se “Pylli i Arinjve Prishtina’ është projekt i MMPH, ne dëshirojmë të informojmë opinionin se përveç nënshkrimit të kësaj Marrëveshje dhe ndërmarrjes së aksionit në vitin 2013 për konfiskimin e arinjve të robëruar, kjo Ministri deri më sot nuk ka investuar as edhe 1 cent në infrastrukturë apo në mbulimin e shpenzimeve operative në ‘Pyllin e Arinjve Prishtina’. Të gjitha investimet e bëra deri më tani si dhe të gjitha shpenzimet tjera janë dhe vazhdojnë të financohen 100% nga organizata FOUR PAWS/VIER PFOTEN me seli në Vjenë. Duke qenë të bindur se puna jonë e deritanishme ka ndikuar në përmirësimin e vetëdijes së shoqërisë sonë për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve si dhe ruajtjen e species së ‘Ariut të Murrmë’ e cila është e mbrojtur me ligj, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj që ta kuptoni qartë pozicionin tonë në këtë rast”, thekson komunikata.
Sipas komunikatës, ‘Pylli i Arinjve Prishtina’, do të vazhdojë me përgjegjësi dhe obligim të jetë pjesë e të gjitha iniciativave që kanë për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e faunës dhe florës në vendin tonë.
“Duke u lidhur me situatën aktuale duhet theksuar se edhe mbajtja e ariut të vogël (këlyshit) nga ana e institucioneve (MMPH dhe Parkut Kombëtar Sharri) pa pasur njohuritë dhe masat e duhura për menaxhimin raste të tilla, duke insistuar që ai të kthehet në natyrë, janë në rrugë për të krijuar edhe një ari “të bezdisshëm” në rast se ai do të mbijetojë, pasi që për tre muaj ai këlysh është mbajtur i izoluar dhe nuk ka aftësitë dhe instinktet natyrore se si të sillet apo si të mbrohet në natyrë të egër”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj