LAJMI I FUNDIT:

Putini është “i dobët” tani – thotë ish-oficeri i CIA-s

Putini është “i dobët” tani – thotë ish-oficeri i CIA-s

Ish-oficeri i CIA-s, John Sipher, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i ofrojnë mbështetje vendit të shkatërruar nga lufta, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, tani “është i dobët”.

Sipher i cili ka punuar në Shërbimin Klandestin Kombëtar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, lutjen e tij drejtuar vendeve perëndimore e bëri pasi paketa prej 60 miliardë dollarësh ndihmë ende mbetet e bllokuar në Kongresin Amerikan.

“Ne kemi një mundësi historike për të mposhtur një armik që ka qenë në luftë me ne për vite me radhë. Putini po shkatërron gjithçka që ka rëndësi për ne. Ai është i dobët tani. Ndaloni së qeni kaq të ndrojtur dhe veproni si një superfuqi”, tha Sipher.


Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë
Lexo po ashtu Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Kjo deklaratë vjen pas thirrjeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për miratimin e paketës miliardëshe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne e pranojmë se ka pikëpamje të ndryshme në Dhomën e Përfaqësuesve se si të vazhdohet, por çelësi është që çështja e ndihmës për Ukrainën të mbetet një faktor unifikues”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu edhe se Ukraina ka nevojë për “ndihmë tani” e sidomos municione duke paralajmëruar për një ofensivë të afërt ruse.

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë
Lexo po ashtu Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

E që mungesat aktuale të municioneve në Ukrainë mund të bëhen “katastrofike” kanë paralajmëruar edhe zyrtarët amerikanë.

“Kryqëzimi fillon tani dhe do vazhdojë të përkeqësohet gradualisht gjatë pranverës dhe verës. Pra, kjo periudhë kohore në të cilën po hyjmë është një periudhë kohore kritike”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. /Telegrafi/