LAJMI I FUNDIT:

Putin nuk ka arritur ta bind Lukashenkon – Bjellorusia nuk do t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Putin nuk ka arritur ta bind Lukashenkon – Bjellorusia nuk do t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Bisedimet e djeshme mes Vladimir Putinit dhe Alexander Lukashenkos në Minsk ngritën dyshime se presidenti rus po i bënë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Ekspertët kanë vlerësuar se presidenti bjellorus, Lukashenko “ka shmangur” përpjekjet e Putinit dhe se “është e pamundur” që Bjellorusia të merr pjesë drejtpërdrejt në pushtimin e shtetit ukrainas.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA, ISW raporton se Lukashenko ka hedhur poshtë kërkesën e homologut rus duke thënë se Bjellorusia duhej të mbron kufijtë e saj kundër Perëndimit dhe NATO-s.


Në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve, të dy presidentët ishin të rezervuar teksa flisnin vetëm për bashkëpunimin ushtarak mes dyja vendeve, transmeton Telegrafi.

ISW shkruan se nëse presidenti bjellorus do të dëshironte t’i bashkohej luftës, ai së pari “do të përshtatte retorikën për arsyetuar vendimin tek populli se pse duhet t’i bashkohet luftës”.

Kjo nuk do të thotë se Kremlini nuk kishte planifikuar të bënte presion ndaj Bjellorusisë.

Sipas grupit të ekspertëve, Moska është “përpjekur të fshehë synimet e mundshme origjinale të Putinit për t’i bërë presion Lukashenkos”.

ISW vuri në dukje se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i hodhi poshtë spekulimet si “marrëzi”.

“Por ky mohim ka më shumë të ngjarë një përpjekje për të mbuluar dëshpërimin e Putinit për të përfshirë Lukashenkon në luftë dhe dështimin e dukshëm – përsëri – për ta bërë këtë”, përfundoi ISW-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori