Së fundmi është spekuluar se janë rritur tensionet ndërmjet këngëtareve të hitit “Don't Cha”, derisa faqet e thashethemeve kanë shkruar se Scherzinger ka vendosur të braktisë grupin porsa të përfundojë turneu i tyre aktual (në gusht të këtij viti).

Thashethemet për ndarjen e mundshme të grupit ishin shtuar pasi dy këngët e fundit janë lansuar si bashkëpunim i “Pussycat Dolls” dhe Nicole Scherzinger.

“Nuk është e vërtetë. Ne po ia kalojmë shumë mirë dhe nuk do të ndahemi, janë vetëm thashetheme. Nuk do të ishim në turne botëror tani po të ndaheshim”, ka thënë Scherzinger.