LAJMI I FUNDIT:

Pupovci:  Përmirësimi i rezultateve të testit PISA nuk do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit në Kosovë

Pupovci:  Përmirësimi i rezultateve të testit PISA nuk do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit në Kosovë

Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës ka thënë në emisionin “Përballje” se mund të ketë përmirësim në rezultatet e testit PISA sepse ka pasur edhe është punuar në vetëdijesimin e nxënësve por kjo nuk do të thotë që do të ndryshojë cilësia e arsimit në Kosovë pas kësaj.

Pupovci ka deklaruar në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini se mund të ketë përmirësim të rezultateve sepse janë poashtu edhe nxënësit që kanë lindur në vitin 2002 edhe kanë pasur qasje në teknologji e vetëdijesim më të madh dhe se ata po i nënshtrohen këtij testi këtë vit.

“Nuk është qëllimi i Testit PISA që na të bëjmë gara me shtetet tjera edhe të tregojmë se u përmirësuam, sepse përmirësimi i gjendjes administrative nuk do të thotë se e ke përmirësuar gjendjen e arsimit në përgjithësi” ka deklaruar Pupovci.


Sipas tij testi PISA para tri vitesh ka matur aftësinë e nxënësve në matematikë, shkencë e lexim ndërsa këtë vit do të jetë në lexim.

“Krejt varet se si do ti përdorimin këto rezultate për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Kosovë në përgjithësi. Pra duhet të ketë përmirësim të gjendjes së arsimit sepse po më pengon shumë gara edhe e komunave se  kush po arrin rezultate më të mira edhe kjo mund të jetë mos veprim i mirë. Premtimi për shpërblime nga disa komuna është gjë jo e mirë edhe mendoj se kjo është gabim që është bërë edhe në Shqipëri” ka deklaruar Pupovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori