LAJMI I FUNDIT:

Punonjësve të autoambulancave në Los Angeles, u është thënë të mos i transportojnë në spital pacientët që kanë pak gjasa t’i mbijetojnë COVID-19

Punonjësve të autoambulancave në Los Angeles, u është thënë të mos i transportojnë në spital pacientët që kanë pak gjasa t’i mbijetojnë COVID-19

Punonjësve të autoambulancave në Los Angeles, Kaliforni, u është thënë që të mos i transportojnë për në spital pacientët që i kanë gjasat shumë të vogla për mbijetesë, shkruan BBC.

Këto direktiva kanë ardhur pasi zyrtarët e këtij rajoni kanë njoftuar se vendi pritet të ballafaqohet me nga njëmijë vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve, dhe se spitalet tashmë janë të mbingarkuara, transmeton Telegrafi.

Punonjësve u është thënë të kursejnë bombolat me oksigjen, për shkak të furnizimeve më të dobëta që po ndodhin në vend për shkak të situatës kaotike me pandeminë e coronavirusit.


Në anën tjetër spitalet në Los Angeles tashmë janë pothuajse të mbingarkuara, dhe zyrtarët po frikësohen se mund të vie deri te një valë e madhe e pacientëve të rinj me COVID-19, të cilët kanë udhëtuar dhe festuar për festat e fundvitit.

Direktiva të njëjta kishin pasur edhe punonjësit e autoambulancave në New York gjatë prillit të vitit të kaluar, kur në këtë vend shpërtheu në masë të madhe pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori