Të hënën mbrëma, një ngjarje tragjike tronditi zemrën e Manhattanit kur 27-vjeçari Shane Tamura, i armatosur me një pushkë sulmi M4 me silenciator dhe shënjestër, kreu një “masakër” në ndërtesën ikonike 345 Park Avenue.

Gjatë sulmit, Tamura vrau katër persona, përfshirë një oficer policie, dhe më pas kreu vetëvrasje.


Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur Tamura hyri në ndërtesë duke mbajtur armën në dorë në mënyrë të hapur.

Sapo hyri në hollin e ndërtesës, ai qëlloi për vdekje oficerin e NYPD-së, Didarul Islam, 36 vjeç, i cili po punonte si roje sigurie në ditën e tij të lirë.

Po ashtu, një roje tjetër sigurie dhe një person tjetër që ndodhej në holl u qëlluan.

Punonjësit në ndërtesë përshkruan skena paniku, duke ndërtuar barrikada me divanë, karrige, kompjuterë dhe tavolina për të penguar hyrjen e sulmuesit.

Sipas autoriteteve, Tamura kishte probleme të mëparshme me shëndetin mendor.

Autoritetet po hetojnë më tej motivet dhe mënyrën se si Tamura arriti të hyjë i armatosur në një ndërtesë me nivel të lartë sigurie në një nga zonat më të ruajtura të qytetit. /Telegrafi/