LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e Librave Amë në Maqedoni ndërpresin grevën, nesër kthehen në punë

Punonjësit e Librave Amë në Maqedoni ndërpresin grevën, nesër kthehen në punë

Të punësuarit në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë dhe sektorët e saj rajonal prej nesër rregullisht do t’i kryejnë obligimet e punës, pasi sot u nënshkrua Marrëveshja kolektive për çka sindikata e pavarur e Drejtorisë ishte në greva në shtatë javët e fundit.

Drejtori i Drejtorisë, Blerim Abazi për mediat deklaroi se me marrëveshjen, e cila sot u nënshkrua pas disa takimeve të këshillit për greva, në mënyrë shtesë janë avancuar të drejtat e punëtorëve në Drejtori. Ai e falënderoi Ministrinë e Drejtësisë dhe ministrin Nikolla Tupançeski për mbështetjen dhe qytetarëve të cilët në periudhën e fundit, siç tha, kanë pasur mirëkuptim për ndërprerjen e punës së të punësuarve në Drejtori.

“Me marrëveshjen kolektive konfirmohen kriteret për pushimin vjetor, mungesat me pagesë dhe pa pagesë, kompensimet e pagesës dhe të ardhura të tjera, pagesa e regresit për pushim vjetor, shtesë në pagë, pagesë të çmimit jubilar etj. Sindikata dhe punëdhënësi në marrëveshje e konfirmuan të drejtën e pagës minimale që të jetë pagë bazë”, deklaroi Abazi.


Ai shtoi se si drejtor do të angazhohet në Propozim-buxhetin për vitin 2023 të parashikohen paga më të larta për Drejtorinë, ndërsa për rritje të pagave në këtë vit ka dërguar iniciativë në Qeveri që të gjendet zgjidhje në afat më të shpejtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori