Emily Seilhamer nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara e ka punuar një fustan në tërësi, duke shfrytëzuar mbështjellësit e sheqerkave Starbust.

Gruaja 24-vjeçare, kur ishte njoftuar për herë të parë me të dashurin, që tani e ka bashkëshort, kishte marrë si dhuratë një pako me këto goma të ëmbla, transmeton Telegrafi.


Punoi fustan nga mbështjellësit e sheqerkave foto 2 Fustani nga mbështjellësit e sheqerkave

Më pas, ata e kishin bërë zakon që sa herë takohen, të shkëmbejnë nga një qese dhe t’i hanë derisa bisedojnë.

Punoi fustan nga mbështjellësit e sheqerkave foto 3 Për disa vite i mblodhi e pastaj i palosi

“Gjithmonë kisha në çantë mbështjellës dhe vendosa të mos i hidhja. Të gjitha i palosa si duhet, por nuk dija çfarë t’ju bëjë” ka thënë Seilhamer lidhur me rastin.

Punoi fustan nga mbështjellësit e sheqerkave foto 4 Procesi i vështirë i punimit

Pas një kohe, kur koleksioni saj është rritur, i ka ndarë në ngjyra dhe ka nisur të bënte një fustan.

Punoi fustan nga mbështjellësit e sheqerkave foto 5 Të ndara në ngjyra të ndryshme, krijojnë kontrastin

“Kjo grua meriton që për tërë jetën të ketë Starbust falas, sepse ka bërë një gjë të mrekullueshme”, është një koment për punimin e saj. /Telegrafi/