Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se punimet restauruese në ish-objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë në fazën përfundimtare.

Ky monument me vlera historike, arsimore dhe kulturore, i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka shërbyer si ndërtesë e institucioneve shtetërore dhe si hapësirë për aktivitete kulturore në qytet, raporton Telegrafi.




Në vitin 1971, në këtë objekt nisi edhe transmetimi i Radio Gjilanit.

Me një investim prej rreth 200 mijë eurosh nga MKRS, po realizohet restaurimi i plotë i ndërtesës, duke ruajtur trashëgiminë historike dhe arkitekturore për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/