LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° clearsky_night

Punëtoria për trajnerë në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” vazhdon në Pejë

Punëtoria për trajnerë në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” vazhdon në Pejë
Foto: Federata e Xhudos Kosovë

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po zhvillohet pjesa e dytë e punëtorisë për trajnerë, organizuar në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”.

Aktiviteti udhëhiqet nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe metodologjike të trajnerëve.

Xhidistët/ Foto nga Federata e Xhudos, facebook

Sipas një postimi në Facebook nga Federata e Xhudos, kjo punëtori ka për qëllim avancimin profesional të trajnerëve.


Majlinda Kelmendi/Foto nga Federata e Xhudos, facebook

“Trajnimi është i dedikuar për trajnerët e rinj dhe ata me përvojë, duke ofruar qasje në metodat më të reja të teknikave të xhudos dhe strategjive të trajnimit. Përmes sesioneve praktike dhe teorike, pjesëmarrësit kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të rrisin cilësinë e zhvillimit të sportistëve në nivel kombëtar”, kanë shkruar ata.

Foto: Federata e Xhudos

Kjo nismë synon të forcojë më tej traditën e suksesshme të xhudos në Kosovë, duke ndihmuar në avancimin e sportistëve dhe ngritjen e nivelit të këtij sporti në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/