Pas emërimit në pozitën e Ushtruesit së Detyrës të Drejtorit Menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, Njazi Thaçin, ka marrë vendime që synojnë përmirësimin e gjendjes në korporatë si dhe uljen e shpenzimeve.
Thaçi vendimin e parë që e ka marr ka qen ndalimi i përdorimit të veturave zyrtare jashtë orarit të punës. Kurse vendimi i dytë i Njazi Thaçit, ka të bëjë me vonesat e punëtorëve dhe mos respektimi i orarit të punës.
Në këtë vendim saktësohet se ndaj punëtorëve të cilët nuk e respektojnë orarin e punës dhe vonohen në pauza do të ndërmerren masa.
Po ashtu sipas këtij vendimi, masa do të ndërmerren edhe për drejtorët apo menaxherët e punëtorëve të cilët nuk e respektojnë orarin e punës.
U.D i drejtorit menaxhues të KEK-ut Njazi Thaçi ka konfirmuar për Telegrafin marrjen e këtij vendimi për të cilin ka thënë se është në të mirë të Korporatës, për të rritur efikasitetin në punë.
“Për të qenë i sinqertë me ju, në KEK nuk kemi pasur shumë telashe të tilla sa i përket vonesave në punë ose siç kemi dëgjuar që ndodh në vende tjera ku me javë nuk shkojnë punëtorët në punë. Por, duhet ta pranojmë faktin se kohëve të fundit një dukuri e vonesave në punë është e shfaqur edhe tek ne. Sidomos vonesa gjatë kohës së pauzave. Duke qenë korporatë e madhe me afër 5000 të punësuar edhe vonesat me të vogla, ndoshta pak minuta në total dalin shumë orë të humbura në punë. Por, pavarësisht se kanë qenë të vogla rastet apo koha e vonesave e kemi vlerësuar se duhet të veprojmë në mënyre qe ta rrisim nivelin e përgjegjësisë dhe efikasitetit në punë”, ka thënë Thaçi për Telegrafi.
Po ashtu ai nuk e ka mohuar edhe fakti së ka pasur abuzim me vetura zyrtare, pavarësisht se siç thotë ai nuk ka qenë në masë të madhe as në parametra shqetësues.
“Sa i përket vendimit për ndalimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës, këtë e kam bërë për t’i ulur shpenzimet dhe për të disiplinuar secilin qe e ka drejtën e përdorimit të veturave zyrtare. Këto vetura duhet të përdorët vetëm për nevoja të punës dhe nuk guxon të përdorët jashtë orarit apo edhe gjatë orarit të punës për nevoja personale. Ketë dukuri duhet ta ndalim sepse kjo edhe po e prish imazhin e KEK-ut e po ashtu po i irriton qytetarët. Mbi të gjitha jam shumë i bindur së me këtë vendim do të kursejmë buxhet”, ka thënë Thaçi.
“E kemi përkrahjen edhe të Bordit të Drejtorëve i cili është organ mbikëqyrës dhe i raportojmë në baza mujore. E rëndësishme është se e kemi përkrahjen e madhe të punëtorëve. Numri i madh i punëtorëve në KEK-, ndoshta mbi 90% janë punëtor të devotshëm dhe e japin maksimumin, prandaj është edhe kërkesë e tyre që mos të lejojmë që dikush në vendin e punës të tregohet i papërgjegjshëm apo të ndihet me i privilegjuar”, ka thënë për Telegrafi u.d. drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës