Dhjetëra punëtorë teknik të fakulteteve të Prishtinës janë vendosur para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të protestuar me kërkesën për dhënien e pagave.

Punëtoret teknik të fakulteteve kanë kërkuar pagesën prej 0.5 për qind, sipas marrëveshjes të bërë me Qeverinë.


Jusuf Azemi, kryetar i Shoqatës së Sektorit Privat tha se punëtorët ndihen të diskriminuar dhe se i bëjnë thirrje rektorit që të bëjë këtë pagesë, në të kundërtën ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë do të ndërprejnë edhe punën.

13552679_1004166146369330_280171838_n

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Hysni Gashi, nga kompania "Selmans Network".

Kjo protestë është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë.

Problemet financiare në mes Rektoratit të UP-së dhe kompanisë “AB” i kanë lënë pa paga punëtoret e stafit teknik të fakulteteve tash e disa muaj. /Telegrafi/