Paga minimale në Kosovë e cila varion nga 130 deri në 170 ndonëse e ulët, në disa raste punëtorët në sektorin privat thuhet të marrin pagë edhe më të ulët se kjo.
Nga hulumtimet që kanë bërë edhe disa nga organizatat ekonomike në Kosovë dhe ankesat që janë paraqitur në Bashkimin e Sindikatës së Pavarur të Kosovës (BSPK) është identifikuar se në tregun e punës punëdhënësit paguajnë punëtorë edhe me pagë më të ulët se ajo që është e përcaktuar si pagë minimale.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.
Avni Ajdini, kryetar i BSPK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se punëtorëve në Kosovë, në veçanti në sektorin privat po iu shkelen të drejtat e tyre nga punëdhënësit.
“Në sektorin privat punohet 12 orë dhe punëtori paguhet për 8 orë dhe për numrin e orëve që ai punon paguhet më pak se paga minimale. Paga minimale mund të jetë edhe më e ulët se 130 euro dhe kjo zakonisht ndodh në sektorin e pastrimit. Ankesa të punëtorëve ka por ato më shumë janë në formë diskutimi, por jo në mënyrë të shkruar pasi që me shkrim frikësohen t’i japin për shkak të problemeve që mund t’i kenë pastaj me punëdhënësin”, thotë Ajdini.
Arbeni i cili punon në një kompani private në sektorin e mirëmbajtjes, thotë se paguhet jo më shumë se 100 euro në muaj.
“Unë punoj në sektorin privat si mirëmbajtës në objekte. Gruaja ime nuk punon. Jetojmë me standard shumë të ulët. Paga ime nuk është aspak e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet mujore të ushqimit dhe për faturat e shërbimeve komunale të cilat e rëndojnë shumë buxhetin. Më këtë pagë prej 100 euro është vështirë të ja dalësh pa borxhe”, thotë ai.
Përfaqësues të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë thonë se në vazhdimësi ka ankesa që vinë nga punëtorët të cilat marrin pagë më të ulët se minimalja.
Ajdini thekson se paga minimale e cila është tani në Kosovë është e ulët dhe se kjo duhet të shënojë rritje.
“BSPK ka aprovuar në Këshilln Ekonomik Social një pagë minimale 250 euro, por qeveria e cila na ka premtuar se kjo do të realizohet nga janari deri më tani nuk e ka futur në fuqi këtë vendim. Ne jemi që paga minimale të jetë 250 euro dhe nuk tërhiqemi nga ky vendim”, thotë Ajdini.
Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.
Sipas Ligjit të Punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare (neni 57).
Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se si anëtarë të Këshillit Ekonomik Social kanë kërkuar që paga minimale të jetë 200 euro dhe që punëtorët të mos paguhen nën këtë pagë minimale.
“Ne si AKB kemi kërkuar që paga minimale të jetë 200 euro pasi që kemi pasur parasysh edhe efektet tjera që mund të ndikojnë siç është punësimi pastaj efektet që mund t’i kenë bizneset dhe investitorët. Paga minimale aktuale deri në 170 nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e një familje”, thotë Ajdini.
Pavarësisht trendëve ekonomike në të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtyre viteve, paga minimale ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas të dhënave të Agjenicsë së Statistikave të Kosovës të muajit korrik është më i lartë për 1,2 për qind krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim