LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Postës në grevë

Punëtorët e Postës në grevë

Punëtorët e Postës së Kosovës sot do të mbajnë grevë ku sipas njoftimit nga Sindikata e Punëtorëve, do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

“Ju njoftojmë se të hënën, më 9 korrik 2018, do të hyjmë në Grevë të Përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Ndryshe ka disa vite që Posta e Kosovës është në krizë financiare për shkak se ka vështirësi edhe në sigurimin e pagave për punëtorët e saj. /Telegrafi/