Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e Ligjit për Lotarinë dhe për mosmarrjen e pagave për më shumë se dy vite.
Ata që për më shumë se 30 muaj kanë mbetur pa punë kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Shkumbin Goçi, përfaqësues i punëtorëve tha se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër, derisa tha se Lotaria e Serbisë po lejohet lirshëm të organizojë lojëra në pjesën veriore të Kosovës
“Edhe sot në mënyrë simbolike kemi dalë për të protestuar para objektit të Qeverisë për t’i kërkuar të drejtat tona sa i përket miratimit të ligjit dhe përmbushjes së obligimeve që ka për paga ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Ne kemi pasur një pauzë tri javë prej protestës së kaluar, për shkak se jemi takuar me disa persona që na u kanë ofruar vet, na kanë ofruar mbështetje, do të bisedojmë me qeverinë edhe kemi mbajtur shpresa që do të reflektojnë sa i përket çështjes tonë, por kot. Ne sot kemi dalë prapë që të protestojmë për të drejtat tona, do të vazhdojmë edhe në ditët e tjera”, tha Goçi.
Ai ka shtuar se janë takuar me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, por që tha se nga i njëjti më nuk kanë marrë njoftim nëse kërkesat e tyre do të adresohen.
Ndërsa, potencoi se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk kanë marrë asnjë lloj konfirmimi se janë duke punuar në Ligjin për Lotarinë e Kosovës.
“Kurrfarë konfirmimi hiç, kemi dërguar shkresa përmes emailit, kemi dërguar shkresa në mënyrë fizike në zyrat e tyre, jemi munduar përmes telefonit të kontaktojmë me ta, por krejt është e kot, do të thotë kurrfarë përgjigje nuk kemi prej tyre as mirë as keq. Neve na mohohet e drejta si Lotari e Kosovës për të organizuar lojëra të fatit, kurse lojtari na dërgon edhe me foto me dëshmi që Lotaria e Serbisë organizon në territorin tonë, do të thotë në krejt zonat ku ka popullatë serbe organizohet Lotaria. Qysh është e mundur kështu, 100 familje me i lënë pa bukë, pa punë, kurse Lotaria e Serbisë vjen na organizon lojën në territorin tonë”, potencoi ai.
Ndërsa, Miran Ademi punëtor i Lotarisë së Kosovës për 36 vite, tha se është e pakuptimtë që qeveria po hesht ndaj kërkesave të tyre.
“Ne kërkojmë nga qeveria të na kthejë në vendet e punës, kërkojmë edhe rrogat tona që na ka mbetur borxh me na i dhënë. Lotaria e Kosovës është e Kosovës, aksionar në Lotari të Kosovës është qeveria. Nuk ka punëtorë që nuk është në kredi, kreditë duhet të paguhen diqysh”, thotë Ademi.
Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2019 ka miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, e që nga ajo kohë Lotaria e Kosovës ka ndërprerë veprimtarinë e saj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë