LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) ka organizuar protestë kundër siç thonë ata, diskriminimit ndaj punëtorëve të KEK-ut në paga.

Përmes protestës punëtorët e KEK po kërkojnë të largohen nga Ligji i Pagave, i cili u votua muaj më parë në Kuvendin e Kosovës dhe i cili pritet të hyjë në fuqi nga muaji dhjetor.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sindikatës së Re të KEK, Selatin Sadiku, tha se përfshirja e punëtorëve të KEK-ut në Ligjin e Pagave i ulë pagat e punëtorëve të kësaj korporate nga 21 deri 50 për qind.


“Për këtë Ligj, SRKEK, vitin e kaluar kemi kërkuar nga administrata qe KEK-u të mos jetë në Ligjin e Pagave, ku pasi që nuk kemi marr asnjë përgjigje kemi ndërmarr protesta. Përmes Avokatit të Popullit iu kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë dhe nuk kemi marr asgjës. Shihet se pagat e punëtorëve të KEK-ut do të pësojnë ulje varësisht nga pozita e punës, duke filluar nga 20 deri në 50 për qind”, thotë Sadiku.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të largojnë nga ky Ligj këta punëtorë në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta dhe radikalizim të situatës.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të termocentralit “Kosova A”, Haxhi Kastrati, tha se ata duhet të largohen nga ky ligj pasi nuk janë të barabartë me shërbyesit civil.

Kastrati ka kërkuar rivitalizimin e termocentralit “Kosova A”, Kastrati tha se ky termocentral i ka tejkaluar pritshmëritë e prodhimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori