Megjithëse një vit më parë ishin kryer testime për stabilitetin e infrastrukturës së Urës mbi lumin Ibër, sot janë parë punëtorë në terren të cilët po kryejnë inspektime të reja në këtë urë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk është në dijeni për natyrën e punimeve që po zhvillohen aktualisht në urë.


“Sipas të dhënave që kemi si ministri, testimet për stabilitetin e urës janë përfunduar vitin e kaluar dhe rezultatet kanë konfirmuar se ura është në gjendje shumë stabile. Aktualisht nuk kam informacione shtesë për aktivitetet që po zhvillohen ”, ka deklaruar Durmishi.

Nga burime të Telegrafit mësohet se inspektimet po kryhen nga ekspertë të kontraktuar nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është financuesi kryesor i ndërtimit dhe revitalizimit të kësaj ure.

Sipas të njëjtave burime, qëllimi i këtyre punimeve është pikërisht inspektimi teknik dhe mirëmbajtja e urës në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE-ja.

Telegrafi ka dërguar pyetje për të marrë një përgjigje zyrtare nga zyra e BE-së në Kosovë. /Telegrafi/

ura7 scaled

ura6 scaled