Trajneri i Kolnit, Steffen Baumgart nuk ishte në gjendje të ishte i pranishëm në stadium këtë fundjavë për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, por ai ishte patjetër i përshirë nga shtëpia e tij – duke shikuar ndeshjen me familjen.

50-vjeçari u detyrua të shikonte skuadrën e Bundesligës në shtëpi, ndërsa ata luftuan për një fitore 1-0 ndaj Freiburg.


Dhe një video e TikTok e postuar nga vajza e tij tregon strategun duke bërtitur në televizorin e tij ndërsa ai kërcen lart e poshtë dhe madje duhet të qetësohet nga qeni i familjes.

At one point the family dog puts their paws on his shoulders in an effort to calm him down

Baumgart i bën të gjitha këto duke parë ndeshjen me familjen e tij, të cilët duken të qetë dhe në të qeshura nga veprimet e tij sikur t'i kenë parë të gjitha më parë.

Në videon një minutëshe ai mezi shihet i ulur teksa lëvizë lart e poshtë në dhomën e ndenjes sikur të ishte afër vijës së fushës, gjersa bërtet para televizorit.

Në një moment qeni hidhet në divan dhe ngrihet duke vënë putrat e tij mbi supet e trajnerit në “përpjekje për ta qetësuar”.

Videoja u shpërnda nga prezantuesi i Match of the Day, Gary Lineker, i cili komentoi: "Qeni është si zyrtari i katërt që përpiqet ta qetësojë".

Një përdorues i Twitter komentoi: "E dini çfarë thonë ata, qentë janë miku më i mirë i njeriut", ndërsa një tjetër postoi: "Kush merr rolin e qenit në stafin stërvitor".

Gjatë videos, Baumgart gjithashtu shihet se mban të njëjtën kapele si gjatë ndeshjeve edhe pse është në ambiente të mbyllura.

Trajneri i Kolnit do të kishte qenë i kënaqur me rezultatin, pasi goli i minutës s 23-të nga Anthony Modeste u dha të tre pikët në mungesë të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app