LAJMI I FUNDIT:

Pulpa të çelikta: Këshilla për këmbë muskulore dhe të fuqishme

Pulpa të çelikta: Këshilla për këmbë muskulore dhe të fuqishme

Pulpat janë një ndër pjesët e trupit të cilat rriten më ngadalë dhe ofrojnë rezistencë më të madhe

Po ju paraqesin pesë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që pulpat të duken të shkëlqyeshme kur keni të veshura pantallona të shkurtra, transmeton Telegrafi.

Mos ndiqni të gjitha përnjëherë, sepse nuk duhet t’i stërforconi muskujt e këmbëve tuaja. Zgjidhni një ose dy këshilla dhe ndërroni në çdo dy javë.


Ngritja në gishta para gjumit

Çdo natë para se të shkoni në shtrat, bëni serinë prej 100 ngritjeve të ngadalshme në gishta në pozitën në këmbë dhe fuqishëm bëni çdo përsëritje. Nuk ka nevojë për pesha, por përdorni vetëm peshën tuaj trupore.

Ecni zbathur

Arnold Schwarzenegger ka parapëlqyer të stërvitë pulpat duke ecur këmbëzbathur. Në këtë mënyrë mund të shtoni vëllimin e lëvizjeve për çdo lëvizje të pulpave të cilat i bëni bashkë me sforcimin shumë intensiv të kontraktimeve.

Ecni në majë të gishtave

A keni pyetur ndonjëherë përse balerinat kanë pulpa për t’u lakmuar? Përgjigjja qëndron në atë që vazhdimisht janë në gishta. Nuk ju propozojmë të përpiqeni të bëni pirueten, por të përpiqeni të ecni nëpër dhomë në gishta për aktivizimin ekstra të muskujve të pulpave.

Dy ditë ushtrime për pulpa

Shtoni dy stërvitje në javë për pulpat në rutinën tuaj të stërvitjeve. Një stërvitje bëjeni me pesha të rënda në 4 seri prej 6 përsëritjeve dhe një trening me pesha shumë më të lehta në seri prej 25 me 50 përsëritje. Kjo do t’ju ndihmojë të sulmoni pejzat muskulore të cilat me siguri më herët nuk i keni bërë dhe do t’i detyroni pulpat tuaja të rriten.

Stërvitja ditore

Në fazën fillestare prej 2 deri 4 javësh përpiquni të stërvitni pulpat çdo ditë para se të ktheheni në programin tuaj të zakonshëm të stërvitjeve. Bëni 4 deri 6 seri çdo ushtrim dhe ushtrime të llojllojshme të cilat në mënyra të ndryshme do të forcojnë muskujt tuaj të pulpave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori