LAJMI I FUNDIT:

Pullat postare “Nga trashëgimia – hedhja e gurit, luajtja me shkop”

Pullat postare “Nga trashëgimia – hedhja e gurit, luajtja me shkop”

Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar: “Nga trashëgimia – hedhja e gurit, luajtja me shkop etj”.

Përmes imazhit të këtyre dy pullave postare, Filatelia e Kosovës, prezanton hedhjen e gurit, njërën nga lojërat shumë të popullarizuara në trojet e Kosovës, me të cilat promovon nëpër botë trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore vlerësohet si çështje që mbron identitetin e një populli dhe ofron mundësinë që këto vlera të barten edhe tek gjeneratat e reja. Për ta kuptuar të sotmen, është e domosdoshme të njihet e kaluara e një populli.


Lojërat tona tradicionale zhvilloheshin kryesisht nëpër tubimeve dhe ahengje familjare. Të rinjtë gjatë kryerjes së punëve, gjatë pushimeve të shkurtra, kanë luajtur lojëra të ndryshme. Në të gjitha lojërat tradicionale janë evidente elementet e folklorit dhe traditës.

Për ta luajtur këtë lojë, lojtarët është dashur të jenë në moshë të rritur, të fuqishëm dhe të kenë kurajë, mbase vlerësohej fuqia, zotësia, si dhe teknika e një lojtari, vlera këto shumë të çmuara në të kaluarën tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Ekonomi
Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Ekonomi
Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Ekonomi
Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Ekonomi
Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Ekonomi
E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori