LAJMI I FUNDIT:

Pulisic, talenti që po mrekullon dy kontinente (Video)

Pulisic, talenti që po mrekullon dy kontinente (Video)

Christian Pulisic, vetëm 18-vjeç, po arrin të tërheqë gjithmonë e më shumë admirues të talentit të tij në fushat e futbollit, duke magjepsur tifozë në dy kontinente dhe duke thyer disa rekorde.

Amerikan me origjinë kroate, thesari i ri i skuadrës së “Signal iduna Park” u bë në janar, i huaji më i ri që shënon në Bundesliga madje në debutim.

Asokohe 17-vjeç, Pulisic arriti të bënte stadiumin e “Westfalenstadion” të shpërthejë nga gëzimi ndaj Hamburgut. Shpejtësia, presingu, angazhimi dhe shpirti i sakrificës po e projektojnë si një regjisor modern të mesfushës që u mor nga Pensilvenia pa shumë bujë.


Në kohë rekord, futbollisti me origjinë ballkanase ka kaluar rekorde duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Një tjetër rekord i tij është me fanellën e kombëtares amerikane të futbollit, aty ku u bë shënuesi më i ri në histori.

Më pas erdhi një tjetër finish. 18-vjeçari u bë më i riu që shënon dy herë radhazi në një ndeshje të Bundesligës. Ai u bë gjithashtu, lojtari më i ri i Dortmundit që aktivizohet në Ligën e Kampionëve, shkruan TCH.

Në harkun e një viti vlera e talentit amerikan ka kaluar nga 500 mijë euro në 5 milionë. Liverpool e ndoqi në afatin kalimtar të verës, por ishte e vështirë, po aq e vështirë sa largimi i tij në janar kur të hapet tregu dimëror.

Kontrata e tij me Dortmundin vlen deri në vitin 2019.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Bayern Munich po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor: Tre yje të mëdhenj shihen si opsione

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor: Tre yje të mëdhenj shihen si opsione

La Liga
Vuajtjet e kampionit dhe legjendës botërore: Zambrotta tregon së do t’i presin kockat shkaku i çrregullimit të këmbëve

Vuajtjet e kampionit dhe legjendës botërore: Zambrotta tregon së do t’i presin kockat shkaku i çrregullimit të këmbëve

Ndërkombëtare
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Barcelona nuk heq dorë nga Nico Williams, ka një plan për transferimin e tij në verë

Barcelona nuk heq dorë nga Nico Williams, ka një plan për transferimin e tij në verë

La Liga
Kalo në kategori