LAJMI I FUNDIT:

Publikoi video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, policia bastis shtëpinë e deçanasit

Publikoi video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, policia bastis shtëpinë e deçanasit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person në fshatin Prekolluk të Deçanit,  pasi që ai kishte publikuar video në rrjetet sociale kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar se njё qytetar nё fshatin Prekolluk-Deçan, me datё 01.01.2021, ka postuar njё incizim ne rrjetet sociale duke shtёnё ne ajёr me dy pistoleta”.

“Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё ne ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprime kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale. Me datën 14.01.2021, nё fshatin Prekolluk-Deçan, hetuesit kanё kryer një kontroll në shtëpinë e tё dyshuarit SH. H. lindur me 1986”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletё XDM-9,  dy karikator i sё njejtёs armё dhe njëzet e dy  fishekё cal. 9x 19 mm, një pistoletё Ekol me gas, njё karikator i sё njejtёs armë dhe tetё (8) fishekё

Në njoftim thuhet se i dyshuari nuk ёshtё arrestuar pasi qё i njëjti gjendet jashtё shtetit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje ne pronësi ose kontroll posedim te pa autorizuar te armës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori